I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, tha sot(7 shkurt) se i vjen mirë që edhe Kosova pranoi në parim planin e Bashkimit Evropian.
Ai në një postim në Twitter bën të ditur se pas pranimit të planit të BE-së nga Kosova do të vazhdojnë diskutimet në nivel të lartë.
“Unë udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin Albin Kurtin dhe zv.kryeministrin Besnik Bislimi dhe po në Beograd për t’u takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç dhe Petar Petkoviç.
Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi në parim Propozimin e Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë”, shkruan Lajçaku.
I travelled to Pristina to meet PM @albinkurti and DPM @BislimiBesnik and to Belgrade to do the same with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. I’m glad that Kosovo now also accepted the 🇪🇺 Proposal in principle. We will continue our discussions at a High-level Meeting. pic.twitter.com/KqSDEvdxhn
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 7, 2023
Ditën e djeshme Lajçak u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Pas takimit në Prishtinë, Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Mirosllav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, shkroi Kurti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




