Kosova

Lajçak mbyll negociatat me Vuçiç: Gati për takimin e Ohrit

Emisari i posaçëm i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak ka mbyllur negociatat dyditore në Serbi, duke u shprehur gati për mbajtjen e takimit të 18 marsit në Ohër, mes presidentit serb Aleksandër Vuçic dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Përfundova takimin tim të dytë me presidentin Vuçiç  për të dëgjuar komentet e tij mbi Aneksin e Zbatimit dhe rrugën përpara për Marrëveshjen e BE-së. Pasi kemi marrë reagime nga të dyja palët, tani do të finalizojmë përgatitjet tona përpara takimit në Ohër të shtunën”, shkruan Lajçak në rrjetet sociale.

Për dy ditë më radhë ai ka pasur konsulta me Vuçiç dhe duket se ato nuk kanë qenë të lehta. Duket se deklarata e lëshuar më herët në mediat serbe nga Lajçak se pa pranimin e Asociacionit nuk ka marrëveshje në Ohër, ka “zbutur” Vuçiç, pasi një qëndrim i tillë është edhe kërkesa e tij e prerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë