Për të deleguarin e posaçëm të Bashkimit Europian, për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, kalendari aktual politik paraqet një shans unik për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
“Tani ne kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi si dhe në Kosovë”, ka thënë Lajçak në një intervistë për agjencinë e lajmeve APA.
Lajçak, ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Bruksel për kartat e identitetit. Sipas tij kjo ishte një zgjidhje e rëndësishme, e cila për shumë qytetarë në Europën Perëndimore duke e parëndësishme.
“Nuk duhet të harrojmë se në Veri të Kosovës më 31 korrik ishim shumë afër dhunës së re dhe donim me çdo kusht të shmangnim përsëritjen e asaj më 31 gusht. Para marrëveshjes, më 18 gusht kemi pasur një takim të mirë mes Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiçit, në Bruksel”, ka shpjeguar ai.
Sipas ndërmjetësuesit Laçjak tashmë është në agjendë çështja e konvertimit të targave, për të cilën duhet gjetur një zgjidhje.
“Dy muaj janë më mirë se dy ditë apo dy javë. Tashmë kemi paraqitur disa propozime gjatë takimit në Bruksel dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Prishtinën dhe Beogradin për të siguruar që kjo të mos bëhet një çështje e mëtejshme për konfrontim dhe dhunë”, ka theksuar ai.
I pyetur për rolin e Moskës, Lajçak theksoi se nuk ka dyshim se interesi i Moskës është të nxisë destabilitetin në Ballkan dhe të hutojë njerëzit në mënyrë që ata të mos e dinë se cila është e vërteta dhe kujt duhet t’i besojnë.
Megjithatë, ai thekson se Rusia nuk është aktori kryesor në Ballkan.
“Ne jemi aktori kryesor. Ne, BE-ja i kemi instrumentet, kemi ofertën e anëtarësimit dhe Rusia përdor vetëm hapësirën që ne e lëmë të hapur”, shpjegoi ai, duke shtuar se është e rëndësishme që BE-ja t’i respektojë premtimet e saja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




