Gazeta “Si” – Arti i të luajturit, të kënduarit dhe i punimit të lahutës është shpallur zyrtarisht pjesë e pasurisë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s, në listën e elementeve që kanë nevojë urgjente për mbrojtje.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Gonxhja.
Gonxhe përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi këtë moment si një nga arritjet më të rëndësishme për identitetin kulturor shqiptar dhe Lahuten si një instrument muzikor të lidhur ngushtë me traditën shekullore të veriut shqiptar,nga Malësia e Madhe, Dukagjini e deri në Rugova, Plava dhe Gucia është bartëse e këngëve epike, Eposit të Kreshnikëve dhe baladave që mishërojnë vlera si trimëria, besa, nderi dhe mikpritja.
Gonxhja ia atribuoi këtë sukses një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.

Procesi është mbështetur nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të marrëveshjes për hartimin e dosjeve të trashëgimisë jomateriale shqiptare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



