Gazeta Si – Njerëzit që jetojnë në lagje më të varfra janë në disavantazh shoqëror, pasi shpesh kanë punë me paga të ulëta dhe më pak arsim.
Disa studime kanë treguar se ata plaken më shpejt se ata që jetojnë në zona më të pasura ekonomikisht, por risia e studimit nga Christina Kamis, profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign, është se ankthi dhe jo depresioni apo stresi, është fajtor.
Orët epigjenetike
Ekipi i kërkimit përdori tre lloje “orësh epigjenetike”, mjete të afta për të zbuluar plakjen qelizore. Mosha biologjike është e ndryshme nga mosha jonë kronologjike dhe ndikohet nga faktorë të ndryshëm, përfshirë mjedisin.
Duke kombinuar të dhënat e analizuara, të gjitha orët treguan plakje të përshpejtuar, deri në 60% më shpejt se sa pritej.
Studiuesit hartuan historinë e banimit që nga mosha 18 vjeç, një risi pasi shumica e studimeve kapin vetëm të tashmen.
Ekipi amerikan mori të dhëna banimi për deri në 50 vjet, duke i lejuar ata të studionin më mirë lidhjen midis disavantazhit socioekonomik dhe plakjes biologjike, duke theksuar rolin qendror të faktorëve psikologjikë.
Depresion, antkh, stres
Pjesëmarrësit plotësuan një pyetësor që përfshinte një seksion specifik për aspektet psikologjike: rezultatet treguan se 24% kishin nivele mbi mesataren e depresionit, 21% nivele të larta ankthi dhe 15% nivele të larta stresi.
Kushtet e pafavorshme mjedisore, të tilla si arsimi i ulët, të ardhurat e kufizuara dhe qiratë e larta, parashikojnë një barrë të rëndë psikologjike, e cila çon në plakje të përshpejtuar. Duke parë faktorët individualë, ankthi del si shkaku kryesor i plakjes së parakohshme biologjike.
Individë të brishtë
I botuar në “The Journals of Gerontology”, ky hulumtim na kujton se plakja është një enigmë ku ndërthuren mjedisi, gjenet dhe psikika.
Lagjet e privuara kontribuojnë në formimin e individëve vulnerabël që do të përpiqen të ndryshojnë pozicionin e tyre në shoqëri.
Thyerja e këtij cikli vicioz kërkon ndërhyrje politike: mbështetje psikologjike falas dhe mbështetje sociale të përshtatshme (strehim të përballueshëm, hapësira të gjelbra). Një lagje e shëndetshme ngadalëson orën biologjike për të gjithë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje