Treg

Lagarde thirrje investitorëve: Na testoni. Kemi në dorë të gjitha mjetet

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde tha se banka nuk do të limitohet në përdorimin e të gjithë kompetencave të veta nëse investitorët do të vazhdojnë të nxisin rritjen e yield-eve të obligacioneve.

“Mund të na testojnë sa të duan. Ne kemi në dorë të gjithë mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në ekonomi dhe për t’ju përmbajtur betimeve tona,”-u shpreh Lagarde për Bloomberg.

BQE-ja ka përshpejtuar blerjen e obligacioneve për të parandaluar rritjen e kostos së huave. Rritja e yield-eve në Europë është ndikuar nga reflacioni i ardhur nga ekonomia i SHBA-së.

Bankat Qendrore nëpër Europë morën borxh 20 bilionë euro për të financuar bizneset apo familjet.

BQE parashikon një rritje prej 4.4% të zonës së Europës gjatë vititi 2021, ndërkohë që nivelin e para pandemisë mund të arrijë në mesin e vitit 2022.

“Luhatjet në inflacion dhe shqetësimet për tregun e punës mund të jenë të përkohshme. Do të kujdesemi për nivelin e kërkesës së konsumatorëvë,”-u shpreh Lagarde.

Të dhënat treguan se marsi i 2021 rriti çmimet e konsumit më 1.3% më shumë se mars i kaluar. Synimi i Bankës është të rriten me 2%.

“Ndonjëherë, njerëzit mund të shqetësohen se politika e lirë monetare mund të cojë në hiperinflacion, kur në fakt jemi akoma në nivele të ulëta të tij,”-tha një ndër ekonomistët e BQE-së.

Lagarde tha se programi i ndihmës ekonomike të vendeve të Europës me vleë 750 bilionë euro, do të nisë të zbatohet gjysmën e dytë të vitit 2021 dhe do të zgjasë deri në vitin 2022. Nëse do të jetë nevoja edhe mund të zgjerohet.    

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë