Ekonomi

Lagarde parashikon tranzicion ekonomik në korrik

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde njoftoi investitorët të përgatiten për udhëzimet e reja të politikës monetare brenda 10 ditë dhe se masa të tjera do të merren me përfundimin e programit të blerjes së obligacioneve.

BQE-ja njoftoi se inflacioni objektiv do të vendoset në 2% dhe gjithashtu do të lejohet tejkalimi, duke ditur se e gjithë situata ekonomike mund të nxjerrë po ashtu variante të reja.

Kjo deklaratë imponoi dhe spekulime kundrejt planit të Bankës Qendrore, ndërkohë që ekonomia e Europës po rimëkëmbet.

Në rishikimin e masave u përmend dhe ekonomia e gjelbërt bashkë me shqetësimin e tregut të pronave të patundshme.

Lagarde tha se programi i blerjes së obligacioneve nga BQE, rreth 1.85 trilionë euro do të përfundojë marsin e vitit që vjen dhe pas kësaj mund të vijë një tjetër program stimulues.

Ajo hodhi poshtë spekulimet se ndihma emergjente do të anulohej në Europë, siç ka ndodhur në vendet e tjera, sepse sipas saj është ende e nevojshme, sidomos me përhapjen e DELTA-s.

Inflacioni është në rritje, por Banka beson se do të jetë i përkohshëm.

Burimi:Bloomberg/Përshtati:Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë