Ekonomi

Lagarde liderëve të BE: Kujdesuni për tregjet e Europës

Presidentja e Bankës Qendrore të Europës, Christine Lagarde lajmëroi liderët e vendeve europiane, të mbajën “zgjidhur” lidhëset  e politikave fiskale, sepse në vjeshtë mund të rikthehet dëmi.

Në samitin e ditës së premte me liderët e BE-së, Lagarde tha se ndihma duhet të jetë e vazhdueshme për sa kohë, plagët e pandemsë janë akoma hapur.

Me përshpejtimin e fushatës së vaksinimit rotet dhe lulëzimi i ekonomisë europiane.

Zyrtarët e BQE Isabel Schnabel dhe Pablo Hernandez de Cos theksuan se edhe nëse ekonomia është në gjendje të rikuperojë prodhimin e humbur në krizat e pandemisë në fillim të vitit të ardhshëm, do t’i duhet deri në  2023 që të kthehet në rrugën e para krizës.

“Qëllimi duhet të jetë të rimëkëmbet – jo në nivele para krizës – por ato që do të kishim arritur pa ekzistencën e kësaj krize,” tha të Premten De Cos, i cili është guvernator i Bankës së Spanjës.

Në komentet e saj drejtuar udhëheqësve, Lagarde përsëriti se një rritje e mundshme e inflacionit këtë vjeshtë do të jetë e përkohshme dhe presionet themelore të çmimeve mbeten të ulëta. Ajo tha se nevojitet një rritje më dinamike dhe e qëndrueshme dhe se politika monetare do të vazhdojë të luajë një rol në forcimin e optimizmit.

BQE parashikon që prodhimi i zonës euro do të kthehet në nivelet para-pandemike deri në tremujorin e parë të 2022.

Lagarde u bëri thirrje udhëheqësve të avancojnë tregjet e kapitalit dhe unionin bankar të BE, pasi prej vitesh nuk po rikuperohen. Asnjë përparim nuk u pa në samitin e së Premtes, pasi zgjedhjet e kësaj vjeshte në Gjermani kanë lënë pezull diskutimet midis zyrtarëve të zonës euro.

Burimi: Bloomberg/Përshtati: Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë