Vitin e shkuar filmi “A Star Is Born” ishte si një epidemi, e cila ishte përhapur kudo dhe emri që të gjithë përmendnin ishte Lady Gaga.
Këtë vjeshtë, Lady Gaga ka një arsye pak më ndryshe për tu rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi postoi në Twitter një deklaratë tërësisht të papritur mbi albumin e ri që do publikohet të martën.
“Unë do e quaj albumin tim të ardhshëm “ADELE””, shkroi ajo.
Spekulimet filluan të vërshonin menjëherë online, me shumë fansa që luteshin për një bashkëpunim mes Lady Gaga dhe Adele, dhe disa të tjerë më realistë mendonin se Gaga po i referohej një lloj luleje me emrin Adele dhe jo këngëtares së famshme britanike.
Ky nuk është i vetmi informacion që ne kemi për albumin e gjashtë të Lady Gaga-s. Dimë që producenti Sophie ka punuar mbi këtë projekt dhe drejtori i modës Nicola Formichetti dhe fotografët Inez dhe Vinoodh mund të jenë të përfshirë, por ky padyshim që është më i veçanti. Por a është i vërtetë? Apo Lady Gaga po tallet me të gjithë ne? Nuk do ishte hera e parë gjithsesi, e mbani mend performancën e saj romantike me Bradley Cooper tek çmimet Oscar pas së cilës gjithë rrjeti u çmend?
Lady Gaga ka pasur shumë bashkëpunime në të kaluarën, duke filluar nga Beyoncé deri tek Christina Aguilera dhe Tony Bennett, ndaj një bashkëpunim me Adele nuk duket aq i pamundur. Dyshja kanë qënë mikesha prej vitesh, madje ato e quajnë njëra tjetrën “sirena”, por a do të thotë kjo se ato janë gati të bashkojnë dy stilet e tyre muzikore ekstremisht të ndryshme?
Më poshtë janë disa nga reagimet e fansave në twitter mbi lajmin :
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.