Politike

LaCivita: Zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga SHBA

Nga Gazeta ‘Si’- Konsulenti i fushatës së PD-së, Chris LaCivita tha se zhvillimet politike në Shqipëri ndiqen me shumë vëmendje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I shoqëruar nga kreu i PD-së Sali Berisha, ai hodhi poshtë aludimet e shumta sipas të cilave, ai ka ardhur në Shqipëri në emër të Amerikës për lobim dhe për t’i hequr ‘non gratën’ Sali Berishës. 

Ai tha se nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve, por ‘një qytetar privat’, që merret me fushatat elektorale në vende të ndryshme të botës.

 “Sa i përket Shteteve të Bashkuara, natyrisht, unë nuk flas në emër të qeverisë amerikane. Jam këtu si një qytetar privat dhe merrem me fushata politike në vende të ndryshme të botës. Natyrisht, është e domosdoshme të sigurojmë stabilitet në rajon.

Kjo është arsyeja pse zhvillimet në Shqipëri ndiqen me vëmendje edhe nga Shtetet e Bashkuara, siç ndodh me çdo vend tjetër”, deklaroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë