Gazeta Si – Java e 4-t e Superiores është mbyllur me dy ndeshjet Laçi-Vllaznia dhe Teuta-Skënderbeu. Të dyja këto ndeshje janë fituar nga skuadrat vendëse, Laçi dhe Teuta.
Vllaznia kaloi e para në avantazh që pas 3 minutash me Boshnjakun, por nuk mundi ta ruante rezultatin. Laçi brazoi në fundin e pjesës së parë me Soboualen, kurse në pjesën e dytë i riu Tresa, pak minuta pasi u fut në fushë, shënoi golin e dytë dhe të fitores me një gjuajtje të bukur nga larg.

Me këtë fitore kurbinasit ngjiten në vend të dytë të renditjes, me 7 pikë, po aq sa dhe Egnatia e vendit të 3-të. Për trajnerin Skerdi Bjezade kjo është fitorja e dytë radhazi, pas asaj me Teutën. Shkodranët në anën tjetër mbeten në kuotën e 5 pikëve pas 4 javëve të para të kampionatit.
Ndeshjen e Durrësit mes Teutës vendëse dhe Skënderbeut e vendosi një gol i Arifit që në pjesën e parë. Rezultati nuk ndryshoi pas minutës së 25-të dhe skuadra e Longos i është gëzuar një trepikëshi shumë të rëndësishëm, që e ngjit një shkallë në klasifikim. Reagimi i duhur pas turpërimit në Laç, ndërsa Skënderbeu pëson humbjen e dytë radhazi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




