Futboll

Laçi finalisti i parë i Kupës së Shqipërisë, Teuta mbetet jashtë Europës

Gazeta Si – Laçi ka siguruar sot kalimin në finale të Kupës së Shqipërisë, pas barazimit 1-1 ndaj Teutës. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave, e luajtur në Durrës, u fitua nga kurbinasit 1-2, kështu që kualifikimi u takon atyre.

Teuta e filloi mirë ndeshjen e sotme, duke kaluar në avantazh me Rubin Hebajn, por nuk mundi ta ruante rezultatin. Në fundin e pjesës së parë Laçi barazoi me afrikanin Akiniemi. Të dy golat erdhën pas gabimeve në mbrojtje të dy skuadrave. Pas eliminimit nga Kupa, Teuta mbetet jashtë Europës, sepse kampionët në fuqi janë shumë prapa me pikë në kampionat.

Për Laçin situata është mjaft pozitive, pasi mban vendin e dytë në kampionat, pas Tiranës, ndërsa tani ka mundësinë të fitojë edhe një trofe me daljen në finale të Kupës, ku do të ndeshet me fituesin e çiftit Vllaznia-Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë