Drejtësia

Laboratorët e drogës / Trafikantët dhe kimistët e kokainës nga Amerika Latine, pas hekurave në pritje të masës së sigurisë

Gazeta Si - Në masa të rrepta sigurie, kanë dalë para togave të zeza, 10 pjestarët e grupit kriminal që trafikonin drogë nga vendet e Amerikës Latine përmes dy laboratorëve në Qerekë dhe Tiranë të zbuluar gjatë një operacioni të SPAK.

Siç shihet nga foto, ata ndodhen pas hekurave duke pritur vendimin e Gjykatës. Nga operacioni u zbulua një laborator kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.

SHQIPTARËT E ARRESTUAR

1- Geis Sejfullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
5- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

TË HUAJT E ARRESTUAR

1- Hiwlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian

SPAK njoftoi se ka qenë në dijeni të lëvizjeve të grupit dhe për këtë arsye i kanë mbajtur në vëzhgim për më shumë se dy muaj. 

Duke i mbajtur në vëzhgim, SPAK ka mundur po ashtu të përcaktojë se në rolin e financuesve dhe organizatorve të kësaj veprimtarie ishin shtetasit Klajd Birçe, Geis Fejsullai, Aldi Zonja dhe Artion Çaushllari.

Droga, e cila futej në Shqipëri nëpërmjet lëkurës së gjedhit, ekstraktohej më pas nga kimistët nga Venezuela dhe Kolumbia në laboratorin në Qerekë të Fushë Krujës.

Mësohet se pronar i ndërtesës ku ishte ngritur laboratori i drogës është Endi Sejdini, 25 vjeç, i cili kishte një mobileri në zonë dhe nuk rezulton person me rekorde kriminale. 

SPAK ka arritur të sekuestrojë 48 tonë lëkura gjedhi në të cilën është fshehur edhe lënda narkotike. Fillimisht grupi ka sjell ngarkesën e parë nga Amerika Latine në muajin shtator në Shqipëri.

Ndërkohë që sipas përgjigjmeve, ngarkesa e dytë nga vendet latine për në Tiranë ka qenë në muajin nëntor.

Operacioni u zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit. Ndërkohë një punishte droge gjithashtu u zbulua në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë