Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar brenda banesës së tyre në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, ku u janë gjetur tableta ekstazie (MDMA).
Policia thotë se në pranga kanë rënë dy kushërinjtë, Elvis Lezo 42 vjeç dhe Bujar Lezo, 49 vjeç. Gjatë kontrollit në banesë, është zbuluar një ambient i përshtatur për të përgatitur tabletat e lëndës narkotike të ekstazisë.
Më pas këto tableta shiteshin në lokalet e natës. Sips burimeve, një tabletë shitej për 3 mijë lekë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


