Nga Gazeta Si – Spanja, Kosova dhe Belgjika do të jenë të treja në transfertë mesditën, pasditen dhe mbrëmjen e të shtunës në eleminatoret e rradhës nga zona Evropiane për Kupën e Botës.
- E Shtunë 15 Nëntor
J – Kazakistan vs Belgjikë (15:00)
E – Turqi̇ vs Bullgari (18:00)
E – Gjeorgji vs Spanjë (18:00)
H – Qipro vs Austri (18:00)
J – Lihtenshtein vs Uells (18:00)
C – Danimarkë vs Bjellorusi
B – Zvicër vs Suedi
C – Greqi vs Skoci
B – Slloveni vs Kosovë
H – Bosnje & Hercegovinë vs Rumani
Gr B: “Është kënaqësi të shohësh këtë skuadër,” tha trajneri Murat Yakin për Zvicrën që kryeson tabelën e klasifikimit. Asnjë ekip nuk është plotësisht jashtë gare, por fitoret e Zvicrës dhe Kosovës këtë javë do të përcaktonin 2 vendet e para. Skuadrat do të përballen në Prishtinë në raundin e 10-të.
Gr C: “Jemi dy ndeshje larg nga gjërat e mëdha,” tha sulmuesi Ché Adams duke parë drejt sfidave përfundimtare të Skocisë. Skuadra e tij është në pikë të barabarta me Danimarkën, 10, të dyja të sigurta për një vend mes dy të parave, por të etura për të ruajtur ritmin përpara sfidës në javën e 10-të në Glasgow.
Gr E: Vetëm Turqia mund t’i mohojë Spanjës një kualifikim automatik në Kupën e Botës. Kampionët e Evropës kanë shënuar 15 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë në 4 ndeshje të Grupit E. Aktualisht janë në një seri prej 29 ndeshjesh pa humbje dhe do të udhëtojnë drejt Gjeorgjisë. “Duam më shumë,” tha trajneri Luis de la Fuente në Tetor. “Shumë më shumë.”
Gr H: Bosnje & Hercegovina, që ndodhet në vendin e 2, pret Rumaninë që është në vendin e tretë. Kjo e fundit kërkon të shmangë një humbje që do t’i jepte fund fushatës së saj, pas fitores 1-0 ndaj Austrisë, kryesuese e grupit. “Ajo fitore ka rëndësi vetëm nëse shoqërohet nga të tjera,” tha trajneri Mircea Lucescu.
Gr J: Belgjika është në pozicionin më të favorshëm për të siguruar kualifikimin direkt ndërsa udhëton në Kazakistan. Uellsi me shumë gjasë do të përballet me Maqedoninë e Veriut për vendin e 2 në raundin e 10-të. “Duhet të ngrihemi përsëri,” tha mesfushori uellsian Ethan Ampadu. “Dhe ne do ta bëjmë këtë.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



