Futboll

La Liga kërkon në gjykatë anulimin e kontratës së Mbape me PSG

Gazeta Si – ‘Mundja e dorës’ mes La Liga dhe PSG-së në lidhje me Mbape vazhdon. Sipas AFP, organizimi futbollistik spanjoll ka kërkuar në gjykatën administrative të Parisit zgjidhjen e kontratës së sulmuesit me klubin francez.

Por jo vetëm kaq. La Liga ka kërkuar edhe anulimin e miratimit të llogarive për këtë klub nga ana e DNCG, organi që kontrollon situatën financiare të klubeve të Ligue 1.

Mbape rinovoi me PSG-në. Gazeta Si, 23 korrik 2022

Këto dy kërkesa nga Spanjë janë shtyrë për momentin, sepse nuk konsiderohen urgjente nga autoritetet franceze. Së shpejti gjithçka do gjykohet me detaje, me kohën e duhur. Një vendim, që nuk e ka surprizuar La Ligën.

“E prisnim, – ka shpjeguar Juan Branko, avokati francez i organit futbollistik iberik. – Ishte një rekurs teknik, ajo që ka rëndësi është vendimi për çështjen në fjalë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë