Futboll

Ky vërtet mund të jetë faulli më absurd i kohëve të fundit, vjen nga Rusia (video)

Një faull absurd u regjistrua në ndeshjen e kampionatit rus, gjatë ndeshjes mes Rostovit dhe Lokomotiv Moscow, e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 1-3. Mesfushori i skuadrës kryeqytetase, Dmitri Barinov, i cili në 18 ndeshje të këtij sezoni është ndëshkuar nëntë herë, bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj njërit prej lojtarëve kundërshtarë, duke e kapur për qafe dhe duke e rrëzuar për tokë.

https://streamable.com/3co21

Një faull që ka bërë xhiron e internetit, teksa edhe komentatori i ndeshjes u habit me veprimin e mesfushorit Barinov, teksa e komentoi kështu: “O Zot, çfarë je duke bërë?!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë