Futbolli është loja ku një fraksion i sekondës mund të bëjë diferencën. Përballja Liverpul-Barcelona në “Anfield Road” e tregoi edhe një herë tjetër këtë gjë. Liverpuli ia doli që të përmbys Barcelonën me fitoren 4-0 në shtëpi dhe të shkojë në finalen e madhe të “Wanda Metropolitano”. Por kur kthehesh edhe njëherë pas dhe shikon golin e katërt, atë që çoi “the reds” në finale nuk mund të lihet jashtë vëmendjes një personazh jashtë fushës së lojës, por që ndikoi jo pak në rezultatin final.
Një nga mbledhësit e topave anash fushës të lojës në golin e katërt ka bërë diferencën. Djali që qëndronte te reklamat, pas krosimit të bllokuar të Arnold e dha topin për mbrojtësin anglez shumë shpejt. Sipas medieve britanike kjo shpejtësia me të cilën i dha topin që mbante në duar, për të marrë më pas tjetrin që kishte dalë jashtë, bëri diferencën. Barcelona nuk ishte kthyer siç duhej në zonë dhe katalanasit nuk ishin mirë të pozicionuar. Aleksandër Arnold, e vuri re një gjë të tillë dhe më pas bëri atë veprim që tashmë ka hyrë në historinë e Champions.
Ky veprim i djaloshit është komentuar në studiot televizioneve në Angli dhe njëri prej komentatorëve, Grame Sounes, tha se Liverpool duhet t’i japë biletë për finale dhe dy bileta për kampionatit tjetër këtij djaloshi.Të shumta kanë qenë edhe reagimet e tifozëve “të kuq” në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë djalosh si një hero të vërtetë dhe se klubi duhet t’i dhuroj atij biletën për në finale dhe një abonim të plotë për në sezonin e ardhshëm të Premier Ligës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



