Politike

Kuvendi zgjedh pas mesnate 4 anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH

Nga Gazeta ‘Si’- Në një seancë maratonë që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar disa projektvendime për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke zgjedhur katër anëtarë të rinj, ndërsa një kandidaturë u shty për votim në një seancë të ardhshme.

Me 74 vota pro, 16 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët miratuan projektvendimin për zgjedhjen e Selami Xhepës si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës.

Në një tjetër votim, me 72 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim, u miratua kandidatura e Holta Zaçajt, e cila do të bëhet pjesë e organit më të lartë vendimmarrës të bankës qendrore.

Ndërkohë, projektvendimi për zgjedhjen e Matilda Shehut u shty për votim në një seancë tjetër plenare, me kërkesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Kuvendi miratoi gjithashtu me 74 vota pro, 17 kundër dhe asnjë abstenim emërimin e Ervin Metes si anëtar të Këshillit Mbikëqyrës.

Po ashtu, me 73 vota pro, 18 kundër dhe asnjë abstenim, u miratua zgjedhja e Jonida Priftit si anëtare e këtij institucioni.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë