Politike

Kuvendi vendos sot për mandatin e Olta Xhaçkës, do ngrihet edhe komisioni për dezinformimin

Kuvendi do të vendosë sot mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka, nëse do dërgohet apo jo për verifikim në Gjykatën Kushtetuese.

Partia Socialiste ende nuk e ka bërë publik qëndrimin dhe as raportin, ndërsa PD e Rithemelimit ka depozituar dokumentin e saj ku kërkon që për mandatin e Xhaçkës të vendosë Kushtetuesja.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama do të mungojë në seancën e sotme për shkak të një vizite zyrtare në Paris.

Ditën e sotme do të kalojë për miratim edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për dezinformimin.

Në rend dite janë futur edhe kërkesat e institucioneve të vettingut për rritje page.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë