Nga Gazeta ‘SI’ – Kuvendi ka shkarkuar Këshillin drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.
Në një seancë ku u votua projektvendimi i dorëzuar nga Komisioni i Medias, pas një raportimi, deputetët miratuan me votim të fshehtë shkarkimin e të 11 anëtarëve edhe me konsensusin e dy partive të mëdha politike.
Me shumicë votash, Kuvendi ka miratuar shkarkimin e Këshillit Drejtues i RTSH, me në krye Leka Bungon dhe anëtarët, Ilir Kekos, Albert Minga, Dionis Papadhimitri, Ëngjëll Ndocaj, Edmond Tullumani, Mevlan Shanaj, Milena Selimi dhe Ardita Reci.
Ende nuk janë caktuar edhe anëtarët e rinj të këtij këshilli, por emër për emër Kuvendi me votë shumicë të cilësuar janë shkarkuar.
Votimi në Kuvend:
-Gëzim Podgorica
89 vota pro, 5 abstenime, 4 kundër
-Genc Përmeti
91 vota pro, 0 abstenime, 4 kundër
-Leka Bungo
95 pro, 5 abstenime, 3 kundër
-Albert Minga
88 vota pro, 6 abstenime, 6 kundër
-Ardita Reçi
92 vota pro, 3 abstenime, 3 kundër
-Dionis Papadhimitri
92 vota pro, 3 abstenime, 2 kundër
-Edmond Tullumani
96 pro, 3 kundër, 1 abstenim
-Engjëll Ndocaj
94 vota pro, 4 abstenime, 4 kundër
-Ilir Keko
89 vota pro, 3 abstenime, 11 kundër
-Mevlan Shanaj
64 pro, 12 abstenime, 15 kundër
-Milena Selimi
93 vota pro, 3 abstenime, 4 kundër
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.