Politike

Kuvendi rifillon punimet, deputetët shfrytëzuan javën me qytetarët për të parë ndeshjet në Gjermani

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare të radhës këtë të hënë.

Seanca do të nisë në orën 14:00.

Deputetët do të diskutojnë problematika të qytetarëve, ose siç njihen ndryshe, çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Kjo seancë vjen pas javës së gjelbër, ku ligjvënësit normalisht duhet të zbrisnin në terren për diskutime me qytetarët, por që e shfrytëzuan gjithë javën për të parë ndeshjet e Shqipërisë në Gjermani

Seanca pritet të shoqërohet me debate, për shkak edhe të kërkesave të vazhdueshme të opozitës për interpelanca me kryeministrin Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë