Politike

Kuvendi nis sot punimet me fjalime  

Kuvendi nis sot (2 shtator) sesionin e ri parlamentar ku gjithçka pritet të jetë formalitet.

Në rendin e ditës është parashikuar një fjalë e mbajtur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, më tej nga kryetarët e grupeve parlamentare.

Në rendin e ditës është miratimi i procesverbaleve të seancës plenare në fund korrikut si dhe njoftime për çështje të depozituara në Kuvend.

Më herët  pritet të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve për shqyrtimin e projekt-programit të punës së Kuvendit për periudhën 2 shtator - 11 tetor 2024.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë