Politike

Kuvendi nis sesionin e ri me mesazhet e vjetra/ Të gjithë angazhohen për dialog e reflektim, deputetë të PD grisin mesazhin e Begajt    

Kuvendi filloi sesionin e ri parlamentar me mesazhet dhe problemet e vjetra.

Edhe në këtë fillim sesioni, Spiropali foli gjatë ku ceku bashkëpunumin me opozitën, ftesën për të marrë pjesë në dy komisinet e posacme te ngritura nga PS si dhe angazhimin për zbatimin e vendimeve të gjykatës Kushtetuese por nuk ceku nominalisht mandatin e Olta Xhackës.    

 Spiropali madje foli për mungesë tolerance nga mazhoranca ndërkohë që deri në muajin korrik, ajo ka mbajtur detyrën e Ministres së Shtetit për Kuvendin.

“Zgjodha të zbres në podium që të dëshmoj se ndjej që vendi im është mes të barabartëve me njëri tjetrin po kaq të ndryshëm nga njëri tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në takimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi përballë këtyre numrave. Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike dhe brengat se çfarë duhet të kishim bërë ndryshe.

Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët. Pendesa për gjykime vlen vetëm për të gjetur fort dhe korrigjuar se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Reflektimi duhet të jetë i përbashkët që përfshin qortimin për të shkuarën dhe projeksionin e së ardhmes. Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante të gjykonte kur ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar duhet të ishte më pak luftarake e më shumë. Në këtë fillim sesioni ju bëj thirrje palëve të mbrojmë pikëpamjet e qëndrimet tona me etikë parlamentare duke respektuar institucionin e kuvendit dhe qytetarët që kanë votuar e ndjekur. Shpesh jemi sjellë si shkak e pasojë të njëri-tjetrin ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë mostolerencën tonë, por rast pas rasti të dyja kanë shkuar vetë. Besoj se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë. Ka ardhur dita”

Ndryshe nga Spiropali, Gazment Bardhi tha se ishte mazhoranca ajo që kishte penguar opozitën në kontrollin parlamentar, se si nismat e opozitës nuk ishin futur në rend dite dhe deri tek refuzimet e njëpasnjëshme nga PS-ja për interpelancat e kërkuara PD ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në anën tjetër Niko Peleshi garantoi edhe njëherë ne emër të PS-së bashkëpunimin me PD-në dhe ftoi këtë të fundit të marrë pjesë në komisionet e posacme parlamentare. 

Të gjitha palët folën për dialog angazhime të përsëritura qysh prej ngritjes së këtij Kuvendi.

Ndërkohë deputetë të PD-së grisën mesazhin që Spiropali u kishte vene ne dispozicion (përmes një zarfi) të Presidentit të Republikës, mesazh që u bë publik që në mesditë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë