Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 14:30 për të zhvilluar seancën e radhës plenare. Në rendin e ditës do të diskutohen dhe miratohen disa projektligje por ajo çfarë pritet të ngjallë debat janë ndryshimet që Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë kërkuar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor sa i takon votës së Diasporës.
PD kërkon që të votojnë edhe emigrantët pa patur dokument identifikimi shqiptar.
Por kjo kërkesë e Berishës është refuzuar nga Partia Socialiste, me Sekretarin Zgjedhor, Damian Gjiknurin, i cili është shprehur se ky kusht është vetëm një alibi për të mos njohur zgjedhjet dhe për të justifikuar humbjen.
Ndërkohë në seancë pritet që të votohet edhe për dërgimin e mandatit të deputetit Vullnet Sinaj në Gjykatën Kushtetuese.
Më herët si mazhoranca ashtu edhe opozita ranë dakord në Këshillin e Rregullores që çështja të diskutohet në seancë plenare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.