Nga Gazeta ‘Si’- Para nisjes së seancës parlamentare, deputeti demokrat Dashnor Sula ka zgjedhur të hyjë në Kuvend me një pankartë gjigande.
Pasi futi ushqimet e shportës në Kuvend pak javë më parë, Sula këtë herë evidentoi në pankartë rritjen e çmimeve të ushqimeve bazë si buka, sheqeri, vaji etj…
“Kjo është rritja e pensioneve, se pensionistët do të hanë, ja kjo është… Imagjinoni që bashkëmoshatari i një pensionisti shqiptar në Gjermani ka pension më të lartë dhe ushqehet me ushqime më të lira se ai në Shqipëri”, tha Sula.
Ai shkruan se çmimet për mallrat e shportës janë rritur me rreth 80% krahasuar me 3 vite më parë.
“16 milionë euro që ka dhënë buxheti i shtetit për pensionistët. Inflacioni është rritur 34% gjatë këtyre dhjetë viteve dhe indeksimi që kanë bërë është 26%. As 8% sipas ligjit, sipas Kushtetutës nuk u kanë plotësuar pensionistëve”, deklaroi Sula
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.