Politike

Kuvendi kaloi ndryshimet, Këshilli i tha ‘po’ SPAK-ut, Basha kujtohet: Të ndryshojmë rregulloren për imunitetin   

Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD zyrtare, Rezart Kthupi, ka depozituar zyrtarisht një propozim për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.

Edhe pse e kishte lajmëruar një javë më parë, edhe pse ndryshimet në rregullore kaluan në grup të enjten e kaluar, PD e drejtuar nga Lulzim Basha ka depozituar një propozim për ndryshim në rregullore që lidhet me imunitetin.

Kërkesa vjen edhe pas kalimit në Këshill të kërkesës për të mbështetur SPAK për arrestimin e Sali Berishës, një ndër ta edhe Enkelejd Alibeaj  

“Partia Demokratike ka depozituar ditën e djeshme një projekt propozim në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e mekanizmit ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Projekt vendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit krijon bazën ligjore që deputetët brenda 5 ditësh nga miratimi i propozimit dhe brenda 5 ditësh nga fillimi i legjislaturës të depozitojnë pranë Kryetarit të Kuvendit një deklaratë me shkrim me të cilën heqin dorë nga procedurat parlamentare për heqjen e imunitetit duke i hapur plotësisht rrugën drejtësisë në marrjen e masave ndaluese të arrestit në rastet e hetimeve penale në ngarkim të tyre”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë