Politike

Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutë kundër raportit të Dick Marty, reagon Rusia

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Marty-t në Parlamentin shqiptar.

“Parlamenti shqiptar miratoi një rezolutë që kundërshton akuzat në lidhje me trafikimin e organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Ne mbetemi të vendosur në qëndrimin tonë se personat e përfshirë në këto krime duhet të përballen me një dënim të ashpër dhe të drejtë”, komenton Maria Zakharova.

Më 125 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, rezoluta që kaloi në Kuvendin e Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të bëjë një rishikim të Rezolutës 1782, që shërbeu si pikënisje për ngritjen e Speciales.

Të gjitha pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, rezoluta thotë se mbeten të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte, ndaj dhe duhet të konsiderohen si të tilla nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë