Nga Gazeta ‘Si’-Përpjekja e gjashtë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi sërish.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, megjithatë sërish ajo nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme prej 61 votash.
Të pranishëm në sallë ishin 118 deputetë.
Për Haxhiun votuan vetëm 57 deputetë, kundër ishin 48 deputetë dhe tre deputetë abstenuan.
Seanca u ndërpre për të vazhduar pas 48 orësh.
Përkundër që nuk ka përkrahje nga opozita, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.
Edhe shoqëria civile po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë partitë parlamentare për konsultime, pas dështimeve të konstituimit të Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.