Kuvendi i Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 ka shpenzuar mbi 41 mijë euro për dreka zyrtare.
Aty përfshihen drekat zyrtare të deputetëve, komisioneve parlamentare, administratës dhe anëtarëve të tjerë të Kuvendit.
Këto të dhëna janë në raportin që ka siguruar KosovaPress për shpenzimet e legjislativit në gjysmëvitin e parë të 2021-tës.
Legjislatura e tetë e Kuvendit është konstituar më 22 mars, ndërsa pas kësaj jave të zgjedhurit e popullit shkojnë në pushim deri në fillimin e muajit shtator.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




