Politike

Berisha bëri ndarjen me Bashën, por refuzohet nga shumica e grupit parlamentar

Sali Berisha fitoi protagonistin në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga vetë ai. Një Kuvend kundër Lulzim Bashës në frymë dhe përmbajtje fjalimesh, por me mungesë të madhe të grupit parlamentar të PD-së.

Pothuajse të gjithë ata 30 që firmosën platformën për shtyrjen e zgjedhjeve të degëve dhe të vetë këtij kuvendi e kanë bojkotuar atë.

Në Kuvendin e PD mungojnë deputetët Ervin Salianj, Grida Duma, Tomor Alizoti, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Andia Ulliri, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Emilia Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano Tase, Fation Veizaj, Ferdinand Xhaferraj, Flamur Hoxha, Flutura Acka, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Lulzim Basha, Merita Bakiu, Oriola Pampuri, Ramadan Lika, Sajmir Korreshi, Seladin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji.

Ndërkohë ra në sy prania e deputetes së PD-së, Ina Zhupa një ndër ish-bashkëpunëtoret e Bashës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë