Bota

Kuvajt, 49 persona humbin jetën në një zjarr në një banesë që strehonte punëtorë (Video)

Gazeta Si – Të mërkurën në mëngjes, një shtëpi që strehonte punëtorë në Mangaf, në jug të Kuvajtit, një shtet i vogël në Lindjen e Mesme, mori flakë.

Ministri i Brendshëm i vendit, tha se të paktën 49 persona kishin vdekur. Një oficer policie i tha televizionit publik se dhjetëra njerëz u shpëtuan nga ndërtesa e djegur dhe se vdekjet ishin për shkak të asfiksisë nga tymi.

Ai shtoi gjithashtu se brenda kishte më shumë njerëz sesa lejonte ligji. Zëvendëskryeministri ia atribuoi përgjegjësinë për zjarrin “pronarëve të pangopur (…) që shkelin rregullat e ndërtimit”.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit, ndërsa ende nuk kanë dhënë informacione për origjinën e punëtorëve.

Disa media lokale shkruan se shumë prej punëtorëve vinin nga India jugore, por edhe nga Pakistani, Bangladeshi, Filipinet dhe Nepali.

Dy të tretat e popullsisë së Kuvajtit përbëhet nga punëtorë emigrantë, të cilët shpesh jetojnë në kushte jashtëzakonisht të pasigurta.

Ndodh shpesh, për shembull, që punëdhënësit të konfiskojnë pasaportat e punonjësve të tyre për t’i penguar ata të lëvizin lirshëm dhe të refuzojnë t’u ofrojnë strehim të përshtatshëm, pushime nga puna dhe ditë pushimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë