Futboll

Kutia e Pandorës, hetimi zbulon edhe emrat e Guardiolës dhe Ançelotit

Kanë dalë edhe emrat e trajnerëve të njohur Karlo Ançeloti dhe Pep Guardiola në listën e “Pandora Papers”, hetimit të publikuar ditën e diel nga gazetarët investigativë të “International Consortium” (ICIJ), pas analizimit të 11.9 milionë dokumenteve të 14 shoqërive të shërbimeve financiare. Një hetim që ka zbuluar më shumë se 29.000 shoqëri offshore.

Në listë janë edhe kryeministra,, ish-politikanë të njohur si Toni Blair, Shtraus-Khan, presidentë, emra të njohur të sportit si Sakin, Tendulkar, Zhak Vilnëv dhe patinatori kanadez Elvis Stojko, ndërsa nga bota e spektaklit spikatin emrat e Shakirës dhe Klaudia Shifer.

Sipas shtypit spanjoll, Ançeloti, nën hetim për takast në vitet 2013-2015, që konçidon me eksperiencën e tij të parë në stolin e Real Madridit, ka përdorur një shoqëri ishullore për të administruar të drejtat e tij të imazhit. Kjo është një gjë e njohur tashmë dhe Thesari po heton.

Guardiola ndërkohë figuron në listë për një llogari bankare të padeklaruar në Andorra nga viti 2003 në 2012-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë