Futboll

Kushton mbi 46 mijë euro në minutë, Interi reflekton për Lukakun

Gazeta Si – Interi po del humbje me Romelu Lukakun, me humbje të mëdha madje. Bilanci është me të kuqe mes huazimit dhe rrogës mujore, ndaj dhe në klubin zikaltër po reflektojnë për belgun.

Me çdo kusht! Ky ishte slogani që shoqëroi bisedimet e Interit me Çelsin në verë për huazimin e Lukakut. Vetë futbollisti e donte me ngulm rikthimin tek Interi, duke qenë se këtë vit luhet Botërori dhe ai nuk donte të qëndronte në stolin e Çelsit.

Romelu Lukaku. Gazeta Si, 4 nëntor 2022

Klubi zikaltër ia arriti qëllimit për ta rikthyer, por tani ka dyshime të forta për të ardhmen. Deri tani Lukaku i ka kushtuar Interit 12 milionë euro për vetëm 256 minuta në fushë. Mbi 46 mijë euro për minutë është një shifër që Interit nuk i leverdis aspak.

Drejtuesit e klubit po reflektojnë për situatën, ndërsa sulmuesi është në dyshim për të shkuar në Botëror me Belgjikën, për shkak të dëmtimit të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë