Ka ndodhur

Kushtetuesja zhvillon mbledhjen e parë pas “rikthimit”

Gjykata Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parë pas thuajse 3 vitesh mungesë. Gazeta “Si” mëson se mbledhja është thirrur për të përcaktuar kalendarin e çështjeve që do të marrë në shqyrtim.

Aktualisht në këtë institucion janë të depozituara disa padi të bujshme. E para ka të bëjë me ligjshmërinë e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, depozituar nga Partia Demokratike. Po ashtu është edhe ligji për Teatrin Kombëtar i dorëzuar nga Presidenti Ilir Meta.

Çështje të tjera janë ato që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor dhe deri tek përplasja mes shumicës dhe Presidentit Ilir Meta për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë