Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata Kushtetuese ka prishur vendimin e GJKKO dhe të Gjykatës së Lartës për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj.
Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën “Kreshnik Çollaku”, një llogarie bankare dhe një depozite në një bankë të nivelit të dytë dhe e dërgon çështjen edhe njëherë për gjykim në Apelin e Posaçëm.
Ish-ministri dhe numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai është vënë nën hetim nga SPAK, teksa gjithashtu dështoi në nismën juridiko-ligjore ku kundërshtonte hetimet dhe disa sekuestrime të SPAK, si kontrollet në banesa dhe sekuestrimi i një vile në Palasë.
Ankimimet e tij u rrëzuan gjithashtu nga Kushtetuesja, teksa aktualisht është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.