Politike

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për pezullimin e ligjit për tatimin e profesioneve të lira

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit “Për tatimin e profesionistëve të lirë”, pasi sipas Kushtetueses, nuk evidentohen pasoja të pariparueshme.

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese iu lë afat palëve të sjellin argumente shtesë deri në 21 qershor. Ndërsa vendimi final nëse do shfuqizohet apo jo ligji 'Për tatimin e profesionistëve të lirë' do të merret në 25 qershor.

"Pas 7 orësh diskutime, në një seancë të hapur publike, Gjykata Kushtetuese vendosi të refuzojë miratimin e kërkesës për shfuqizimin e pjesshëm të disa e neneve në ligjin për “Tatimin mbi të ardhurat”, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë