Politike

Kushtetuesja rrëzoi dekretin e Begajt, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin e Gjykatës për zgjedhjet e Tiranës

Nga Gazeta ‘SI’ – Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretimit të datës 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë, ka reaguar zyra e Presidentit Bajram Begaj.

Në një njoftim për mediat, Presidenca deklaron se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thuhet në deklaratë.

Më herët gjatë ditës, Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme të caktuara më 9 Nëntor, pasi Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës.

Kështu, në datë 31 tetor 2025, në Gjykatën Kushtetuese do të mbahet seanca publike për të shqyrtuar kërkesën e Erion Veliajt. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë