Gazeta Si – Gjykata Kushtetuese ka vendosur t’i japë të drejtë ankimimit të PD, duke vendosur të shfuqizojë vendimet e Kuvendit të Shqipërisë për ngritjen e komisioneve parlamentare.
Kushtetuesja arsyeton se vendimi i Kuvendit cenon demokracinë dhe se procedurat e ndjekura nuk kanë qenë të rregullta.
Opozita dërgoi në Kushtetuese ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, që mazhoranca bëri me votim të njëanshëm në Parlament.
Sipas PD, ndryshimet në Rregullore u bënë me qëllim që opozita e vendit të përjashtohej tërësisht nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
Gjykata në vendimin e të hënës nuk tha se ndryshimet janë antikushtetuese, por cilësoi si jo të rregullta proceduat e ndjekura.
GJK e cilëson të padrejtë edhe faktin se procedura e cila u ndoq për të miratuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit është një procedurë e përshpejtuar, çka për Kushtetuesen ishte në mënyrë të padrejtë.
Kjo, pasi nuk iu dha kohën e nevojshme deputetëve të Partisë Demokratike për të paraqitur argumentet e tyre.
Kushtetuesja i vendosi kështu edhe një afat 30-ditor Kuvendit, pasi të hyjë në fuqi vendimi i GJK-së, për të miratuar ndryshimet e Rregullores, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas PD, ndryshimet që parashikonin rritjen e numrit të komisioneve parlamentare nga 8 në 11, ishin të njëanshme.
Me këtë vendim, numri i komisioneve mbetet 8 dhe do të ketë 30 ditë afat nga hyrja e tij në fuqi për ribërjen e procedurës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje