Drejtësia

Kushtetuesja e la në qeli, Meta: Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e humbi betejën për liri edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Me shumicë votash, Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës për shfuqizimin e masës arrest me burg me argumentin se masa e sigurisë e vendosur ndaj tij është e ligjshme dhe proporcionale.

Ndërkohë, Kushtetuesja nuk e ka marrë në shqyrtim mënyrën e arrestimit të Metës në tetor 2024, pasi për këtë çështje ish-presidenti ka bërë kallëzim dhe po hetohet nga Prokuroria e Tiranës.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk u surprizua nga vendimi i “Gjykatës së Lanës”.

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Meta shkruan se Kushtetuesja sipas tij e zvarriti qëllimisht çështjen për 6 muaj që të vononte dërgimin e çështjes në Strasburg.

“Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.

Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji”, shkruan Meta.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë