Kombetarja

Kushta: Humbja në Izrael, shuplakë për delirantët dhe të paaftët

Gazeta Si – Humbja e Kombëtares në Izrael la vend për shumë kritika, për mënyrën si luajti skuadra. Reagimet kanë qenë të ndryshme nga vetë protagonistët e fushës, por edhe ish-lojtarë dhe ish-trajnerë.

Sokol Kushta, ish-sulmuesi i Kombëtares, gjykon se ndeshja ishte e humbur që para se të luhej, sepse ishte përgatitur gabim. Kushta thekson se ajo humbje u dha një shuplakë të fortë delirantëve dhe të paaftëve.

Cikalleshi ne aksion gjate ndeshjes me Izraelin. Gazeta Si, 25 shtator 2022

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në tv nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që ndeshjen me Izraelin do ta fitonin jo 1-0, 2-0 e deri në 3-0. Dhe pyesja veten: po këta e dinë kush është Izraeli?

Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë e deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët, tē paaftët dhe të gjithë ata që mendojnë që futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.

Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me fjalë. Ndeshjet fitohen me djersë, punë, gjak. Edhe një gjë: kur futesh në fushë emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh”, – shkruan në faqen e tij në Facebook ish-sulmuesi i shquar vlonjat i Kombëtares, Sokol Kushta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë