Ka ndodhur

“Shkollat mbyllen më 24 dhjetor, hapen më 11 janar”

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njoftoi se pas pushimeve të fundvitit, shkolla do të fillojë në datën 11 janar.
Ajo është shprehur se shkollat mbyllen më 24 dhjetor dhe hapen më 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.

Ndërkohë, në shkolla procesi mësimor vijon i alternuar, në shkollë dhe online.

Ky vendim ka hyrë në fuqi më datën 1 dhjetor. Ndërsa, studentët zhvillojnë online procesin mësimor.

Kushi ndodhej në një aktivitet të zhvilluar në Pustec, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë