Futboll

Kushi firmos marrëveshjen, Mançester Siti me kampus futbolli në Durrës

Gazeta Si – Klubi i njohur anglez i Mançester Sitit do të ketë së shpejti kampusin e tij në qytetin e Durrësit, një kampus që do të jetë për gjithë rajonin. Marrëveshja është firmosur sot nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në faqen e tij në Facebook edhe disa foto nga momenti i firmosjes së marrëveshjes. Gjithçka është arritur, siç shpjegon kryeministri, falë mbështetjes së miqve nga Emiratet Arabe, që financojnë klubin e madh anglez.

Momenti i firmosjes se marreveshjes. Gazeta Si, 26 prill 2023

“Yes! Akademia e klubit të Mançester Sitit dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të ‘CITY FOOTBALL GROUP’, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën”, – shkruan kryeministri Rama në postimin e tij.

Më shumë detaje do të mësohen kur projekti do të fillojë të konkretizohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë