Sociale

Kushi: 70 oficerë sigurie më shumë në shkolla

Pas mbledhjes së sotme të qeverisë Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka lajmëruar miratimin e vendimit për rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë me 70, ndërkohë që aktualisht në shkolla ushtrojnë detyrën 150 oficerë sigurie.

Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do të jenë më vetëm në shkollat e mesme, siç kanë qenë nga viti 2018, por edhe në shkollat 9-vjeçare, ku prioritet kanë shkollat me numër të lartë nxënësish.

Ministrja Kushi theksoi se para dy ditësh u vendos që të rriteshin numrat për punonjësit psiko-socialë me 235, si dhe për mësuesit ndihmës me 250.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë