Analize

Kush po i armatos kartelet e drogës në Meksikë?

I vetmi dyqan armësh në të gjithë Meksikën ndodhet brenda një bazë të madhe ushtarake, të blinduar pothuajse nga të gjitha anët. Për të hyrë në Drejtorinë e Shitjes së Armëve dhe Municioneve, konsumatorët duhet të kalojnë muaj të tërë hetimesh, të dorëzojnë gjashtë dokumente dhe më pas do të merren në pyetje nga ushtarët e mirëiniformuar. Dyqani i kotrolluar nga ushtria në periferi të Meksiko Sitit është shembulli më i mirë i qasjes së kujdesshme të vendit ndaj armëve të zjarrit. Ashtu si amendamenti i dytë në Shtetet e Bashkuara, edhe Kushtetuta e Meksikës garanton të drejtën për të mbajtur armë, por gjithashtu thekson se ligji federal do të përcaktojë rastet, kushtet, kërkesat dhe personat që do të lejohen të pajisen më armë.

Pra si i sigurojnë armët kartelet e drogës?

Si shumë aspekte të jetës në Meksikë, ndikimi i fqinjit të saj të fuqishëm ndihet në edhe në tregtinë e armëve. Në Meksikë shiten mesatarisht vetëm 38 armë zjarri për civilët, ndërsa rreth 580 armë futen në mënyrë të paligjshme në vend nga Shtetet e Bashkuara. Ky paradoks është gjithnjë e më i rëndësishëm, duke pasur parasysh nivelet e pashembullta të dhunës dhe sulmeve të armatosura, të cilat kanë marrë më shumë se 100,000 jetë në Meksikë gjatë dekadës së fundit. Viti i kaluar ishte më vdekjeprurësi që nga viti 1997, ndërkohë që 2018-ta parashikohet ta tejkalojë këtë rekord.

Dyqani i vetëm i armëve në Meksikë

Armët amerikane janë “shkëndija” që ndezin në shumicën e rasteve dhunën edhe pse “oreksi” i SHBA-së për drogë dhe korrupsioni i shfrenuar i zyrtarëve meksikanë luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm. Rreth 70% e armëve të shitura nga zyrtarët e zbatimit të ligjit nga viti 2011 deri në vitin 2016 u blenë nga tregtarët e armëve në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësit meksikan janë ankuar vazhdimisht për këtë fenomen. Në vitin 2012, presidenti i atëhershëm, Felipe Calderon, vendosi një billboard gjigant në qytetin kufitar të Juarezit, ku shkruhej :"Asnjë armë më shumë".  

Shumica e armëve të trafikuara janë blerë në Shtetet e Bashkuara nga një prej më shumë se 67,000 tregtarëve të licensuar të armëvë, të cilët shpesh nuk u kërkojnë blerësve të paraqesin mjetet e identifikimit. Ndërkohë në Meksikë pronarët e armëve duhet të paraqesin një çertifikatë lindjeje dhe dëshmi se janë të punësuar dhe nuk kanë të dhëna penale. Blerësit shpenzojnë orë të tëra midis sporteleve të ndryshme për të marrë dokumentet e tyre, duke pritur gjatë nën dritat fluoreshente. Menaxheri i dyqanit, koloneli Eduardo Tellez, shprehet se blerja e armëve është një privilegj. Sipas tij, armët e zjarrit duhet përfundojnë vetëm në duart e njerëzve "moralë dhe të përgjegjshëm". Ligji aktual u lejon qytetarëve të mbajnë një pistoletë dhe deri në nëntë pushkë nëse mund të provojnë se janë anëtarë të klubeve të gjuetisë. Një leje që është e vështirë për t'u marrë është ajo e mbajtjes së armëve në publik, për shkak të rritjes së karteleve të drogës.

Hugo Gallegos Sanchez, një polic në Meksiko Siti, vendosi të blinte një pistoletë në dyqan për përdorim personal, duke argumentuar se ishte i shqetësuar për rritjen e krimit dhe se kishte nevojë për mbrojtje. Ai kaloi muaj duke pritur që leja e tij të miratohej, por tha se ishte i lumtur të priste. “Ekzaminimi i duhur për pronarët e armëve është i rëndësishëm- tha Gallegos- Një civil nuk duhet të jetë në gjendje të ketë të njëjtën fuqi ushtarake si policia apo ushtria”.

Kartel droge ne Meksike

Udhëheqësit meksikanë kanë ngritur prej kohësh shqetësime për armët e zjarrit të trafikuara nga veriu, por avokatët amerikanë të kontrollit të armëve kanë filluar të nxjerrin në pah ndikimin e ligjeve të armëve amerikane në Meksikë dhe vende të tjera, vetëm gjatë kohëve të fundit.

"Ne kemi një problem serioz të brendshëm që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogës- tha Chelsea Parsons, një eksperte amerikane që hartoi kohët e fundit një raport që detajonte ndikimin e armëve amerikane në Meksikë. Raporti zbuloi se 66% e vrasjeve në vitin 2017 ishin kryer me armë. Muajt e fundit, udhëheqësit meksikanë e kanë sjellë sërish këtë çështje në qëndër të vëmendjes, më së shumti, për të kundërshtuar Presidentin amerikan, Donald Trump, për ankesat rreth sulmeve të armatosura në Meksikë.

Presidenti Enrique Peña Nieto nuk nguroi ta përmendte këtë çështje në një konferencë shtypi me Trump pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, duke fajësuar fluksin e armëve të zjarrit nga SHBA-ja për "fuqizimin e karteleve dhe organizatave të tjera kriminale që krijojnë dhunë në Meksikë. Por edhe kandidatët e tjerë në zgjedhjet presidenciale të Meksikës, të cilat do të mbahen më një korrik, po e përdorin gjërësisht këtë argument për të joshur elekktoratin.

"Në vend që të kërcënojnë me ngritjen e mureve, apo të militarizojnë kufirin, ata duhet të ndalojnë trafikun e armëve nga Shtetet e Bashkuara në Meksikë”,u shpreh Ricardo Anaya, kanditadi i Partisë Kombëtare të Veprimit. Andres Manuel Lopez, një tjetër figurë e njohur në politikën meksikane ka akuzuar agjentët federalë amerikanë së kanë lejuar drejtuesit e karteleve meksikane të drogës të blejnë armë në SHBA.

Jose Antonio Meade, kandidati i Partisë Revolucionane, ka bërë thirrje për ndërtimin e një "kufiri teknologjik" që do të zbulonte automjetet që transportonin armë përpara se të hynin në Meksisë.

 Ndërkohë eskpertët thonë se udhëheqësit meksikanë duhet të bëjnë një punë më të mirë për t’u siguruar që armët e policisë dhe ushtarëve të mos nuk bien në duart e kriminelëve. Ata gjithashtu janë të shqetësuar për një propozim të ri të administratës Trump për ta vënë eksportin e armëve amerikane në duart e Departamentit të Tregtisë dhe jo të Departamentit të Shtetit, duke arsyetuar se kjo do të eleminonte rreziqet e mundshme të shitjes së armëve të zjarrit kundrejt përfitimeve minimale. Ndryshimi i propozuar enjten, është kërkuar prej kohësh nga kompanitë e armëve të etur për qasje më të lehtë në tregjet ndërkombëtare, por ekspertët shqetësohen se ky ndryshim mund të ofrojë më shumë armë në duart e qeverive të korruptuara. Senatorja republikane Norma Torres paraqiti një projekt-ligj që do të kufizonte ndikimin e një ndryshimi të tillë, si dhe një legjislacion që do të bënte trafikimin e armëve një krim federal, edhe pse aktualisht nuk është. Ajo tha se autoritetet meksikane e përmendin shpesh çështjen e trafikut të armëve në takimet me zyrtarët amerikanë.

"Është diçka që e dëgjojmë në çdo bisedë- tha Torres - Në qoftë se na intereson marrëdhënia jonë me Meksikën duhet të bëjmë diçka për të reduktuar trafikun e armëve në jug.

Ndoshta patja e një dyqani të vëtëm armësh i detyron meksikanët të trafikojnë armë nga vende të tjera, ose ndoshta kartelet e drogës kanë lidhje jashtëzakonisht të fuqishme në trafikun e paligjshëm të armëve, por një gjë është e sigut, ata janë shpesh herë më të armatosur se ushtria meksikane./Los Angelos Time/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë