Ana e errët

Kush po e kërcënon kushëririn e Colit, dëshmitarit që burgosi bandën e Lulzim Berishës dhe Indrit Dokles ?

Adriatik Coli do mbahet mend si një nga dëshmitarët më të mirë që ka patur drejtësia dhe që përmes rrëfimit të detajuar falë kujtesës fenomenale dhe bashkëpunimit me drejtësinë ai zbërtheu një nga grupet më të rrezikshme në vend. Coli por edhe ata që ai I tregoi me gisht kanë dalë nga qelia. Por kushëriri I tij pretendon se I është rrezikuar jeta, pikërisht për shkak të pendesës së Colit. Një burim policor tregoi për gazetën “Si” se agjentët u vendosën në lëvizje nga kallzimi I Brunild Colit, djali I xhaxhait të dëshmitarit që ka këmbëngul se është kërcënuar. Por pasi çështja është hetuar nuk u bë e mundur gjetja e kërcënuesve, ndaj edhe është urdhëruar pezullimi I hetimeve. Burime nga polcia pohojnë në rrugë zyrtare për gazetën Si se prokurori Naim Tota pasi ka pezulluar dosjen, ja ka kaluar për ndjekje të mëtejshme komisariatit numër katër

Kërcënimi

Brunild Coli shprehet se itenerari I tij ka ndryshuar pas kanosjeve të shpeshta në rrjetet sociale dhe që siç I përshkruan ai nuk përjashtohet mundësia që kërcënimet t’i vijnë për shkak se Adriatiku bashkëpunoi me drejtësinë kundër bandës së Durrësit. Brunildi tregon për kushëririn e parë se ai u arrestua bashkë me grupin dhe pasi vuajti dënimin, për shkaqe sigurie u largua nga Shqipëria në një adresë që nuk dihet. 25 vjecari kërkon gjetjen e autorëve pasi sipas tij pas kanosjeve të shpeshta ai është detyruar bashkë me të fejuarën të braktisin shtëpinë me qira dhe të kthehen tek prindërit, pasi aty ndihen më të mbrojtur. Gjithçka nisi me një mesazh ku shkruhej ” Ne jemi hasmi jot dhe pa të future  në dhe , s’kemi për të të lënë të gjallë. Mbaje mend se çfarë do t’i bëjmë gruas tënde” . Burimi policor shpjegon se këto mesazhe I janë dërguar në rrjetet sociale, përmes adresave false. Dy javë pas këtyre mesazheve tre persona që udhëtonin me makinë I kanë goditur të fejuarën S. Banushi të cilën e kanë pyetur se ku ndodhet Çimi *kallzuesi*. E fejuara e Brunildit (Çimit) pohon se nuk ka mundur t’i mbaj mend dhe as t’u shikojë targat e automjetit. Për këtë incidenti , Brunild Coli ka shkuar menjëherë në polici dhe ka denoncuar, dhe sic pretendon ai gjatë pesë muajve në vazhdim nuk ka patur më shqetësime. Por në datën 24 maj , 2019, në orën 18.20 Brunild Colit I është nisur një tjetër mesazh kërcënues “ unë jam hasmi juaj, dhe do bëj gjënë që ju kam bërë para pak muajsh. Këtë radhë do ju djeg më shumë se radhën e kaluar. Do t’ju vras dhe ti nuk do ta mësosh se kush jam. Unë po të vëzhgoj çdo gjë, por e kam lënë në heshtje”

Pas pezullimit të hetimeve, policia thotë se ka rinisur procedurat për gjetjen e autorëve të kanosjes , të cilës sic këmbëngul I riu  I adresohet atij dhe prindërve të tij

Sic rezulton nga aktet që gazeta Si disponon , pas bashkëpunimin me drejtësinë njerëzit më të afërt të Adriatik Colit  u larguan nga Shqipëria pas marrëveshjes me shtetin. Atyre u është ofruar identitet I ri  dhe banesë sekrete, por nga kjo marrëveshje nuk kanë përfituar  të gjithë të afërmit e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë