Nëse ideja juaj për një parajsë tropikale bazohet në atë që keni parë nëpër broshurat turistike, bregdeti i Trinidadit në jug-perëndim nuk do t’ju zhgënjej me bukuritë e tij. Plazhet e bukura dhe pemët e arrës së kokosit, fshatrat e qetë plot peshkatarë që përgatisin grepat nën palma, një atmosferë qetësie dhe e heshtur, e bën këtë vend të duket një mrekulli e vërtetë. Por në të vërtetë nuk është kështu.
Ndërsa Venezuela ka kohë që është përfshirë nga kriza, një valë veprimesh të paligjshme po përhapet në ishullin më të afër të këtij shteti. Peshkatarët e Trinidadit tani jetojnë me frikën e piratëve dhe kontrabandistëve venezeulianë, të cilët shkëmbejnë drogë dhe armë për të plotësuar nevojat themelore te jetës së tyre.
Po të hidhni një vështrim më të afërt në fshatra përreth, do të vini re se disa gjëra nuk janë ashtu siç duken. Disa gjëra janë të çuditshme në këto fshatra. Pse ka shumë peshkatarë të cilët blejnë anije me 200 kuaj fuqi, kur shpejtësia maksimale në këto zona nuk ka pse kalon 75 kuaj fuqi? Apo që dalin të peshkojnë natën pa drita?
Sipas peshkatarit Gerry Padarath, në këto zonë ka shumë piratë.

“Tani jemi të gjithë të frikësuar prej tyre,” thotë ai.
“Në fshat kanë qenë rreth 50 peshkatarë të cilët përfitonin nga puna e të tjerëve duke i grabitur ose duke i rrëmbyer mallin. E vetmja mënyrë është që ne të peshkojmë në errësirë kështu që ata nuk do të na shohin, ose të blejmë varka me fuqi të madhe motorike, për të ikur më shpejt prej tyre,” shton ai.
Piratët ishin në Karaibe 300 vjet më parë, por nëse kthehemi në ishullin e Trinidadit, shohim shumë njerëz që janë të frikësuar për të ardhmen e tyre. Një ndër piratët më të mëdhenj siç e kanë cilësuar fshatarët, është edhe Henry Morgan. Sipas peshkatarit Gerry Padarath, ai drejton detin.
Në kohët e lumtura, anijet përdoreshin për të sjellë grupe të turistëve venezeulianë për të parë pamjet e mrekullueshme të Trinidad, ndërsa sot portet e varfra janë bërë strehë e piratëve modernë. Shumica e piratëve janë ish-peshkatarë, të cilët bëjnë një jetë shumë të mirë duke vjedhur mallin e njëri-tjetrit. Pas ardhjes në pushtet të presidentit venezuelian Hugo Chaves, industria e peshkimit i’u nënshtrua një programi shtetëzimi i cili rezultoi shkatërrimtar, duke bërë që kompanitë e peshkimit të zhvendosen jashtë vendit. Me goditjen e inflacionit, shumë nga peshkatarët tani nuk kanë punë dhe as para për të ushqyer familjet e tyre. Kjo gjë i ka detyruar ata të merren me tregti të paligjshme për drogë dhe armë. Mund të dëgjosh tregime si këto në të gjithë bregun jug-perëndimor të Trinidadit. Por, nuk janë vetëm rrëmbimet dhe grabitjet që kanë shqetësuar njerëzit. Piratët janë gjithashtu kontrabandistë të mëdhenj, të cilët sjellin kokainë dhe armë në Trinidad, që mund të shkaktojnë luftëra në ishull.
Ky problem është prezent në jetën e qytetarëve që prej dy vjetësh tashmë dhe nëse nuk kalon nëpër këto lagje të varfra, kurrë nuk do të kuptosh realisht se çfarë ndodh.
Pastaj, jo të gjithë peshkatarët e Trinidadit janë viktima krejtësisht të pafajshme. Shumë prej tyre janë marrë prej kohësh me tregti të paligjshme. Gjithashtu, shumë prej oficerëve të policisë janë përfshirë në kontrabandën e drogës dhe të armëve, duke detyruar njerëzit e këtyre zonave të mos flasin për gjithçka që shikojnë rreth e rrotull.
“Unë ndjehem i trishtuar për ato çfarë shikoj në vendin tim. Shumë peshkatarë dhe oficerë policie e kanë shkatërruar këtë vend,” thotë Padarath.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.