Paris 2024

Kush janë dhe sa i kemi ‘blerë’ ne Dudaevin dhe Valievin, dy mundësit e huaj, njëri çeçen dhe tjetri rus që shkruan historinë Olimpike të Shqipërisë!

Nga Gazeta Si - I njohur si një sport popullorë tradite në vendin tonë, herë nga politika dhe herë nga keqmenaxhimi ka bërë që elementët premtues të mos e kishin mundësinë për shumë vite të masnin forcën ndërkombëtarisht, edhe atëherë kur e patën, një pjesë e tyre u larguan nën flamujt e shteteve të tjera.

Na u deshën mbi një dekadë dhe mbi 3000 km udhëtim në Dagistan të Çeçenisë apo në Rusi, për të gjetur atë që do të rikthente dinjitetin e sportit tonë më popullorë, duke çuar peshë zemrat e shqiptarëve me valvitjen e flamurit kuqezi në Olimpiadën e Parisit.

“Dikur garoja për Rusinë, por pas disa sukseseve nuk mu dha mundësi, kështu që për këtë mungesë mundësie të përfaqësimit bëra edhe këtë zgjedhje për të garuar për Shqipërinë. Rusia nuk do të më thërrasë, dhe nuk kam më nevojë për të” – pati thenë Islam Dudaev kur mbërriti në Shqipëri rreth 2 vite më pare.

Në një vend me mbi 50.000 mundës, ekspertët shqiptarë duket se bënë zgjedhjen e duhur.

“Prindërit e mi janë shumë të lumtur për mua, ata do të më mbajnë gjithmonë, mund të na japin të fundit që kanë, që të rritemi me dinjitet, qëllimi im është që prindërit e mi të mos kenë nevojë për asgjë. Kam garuar për Rusinë por tani nuk do të garojë më, do ta përfundoj karrierën time në Shqipëri,” – pati shtuar ai.

Një histori që tingëllon si një "Deja Vu" pasi vetë presidenti i federatës Sahit Prizreni karrierën e tij e pati të ndarë mes Shqipërisë dhe Australisë dhe më mirë se kushdo e di se çfarë do të thonë mbi shpinë ngjyrat e një kombi tjetër.

Fituesi i dytë i medaljes së bronztë për Shqipërinë, në Olimpiadën e Parisit, Islam Lechiyevich Dudaev është një mundës shqiptar me origjinë çeçene. Ai fitoi medaljen e artë në 65 kg stil i lirë për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.

Në vitin 2022, Dudaev fitoi një nga medaljet e bronzta në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes të mbajtur në Budapest, Hungari.

Ai gjithashtu fitoi një nga medaljet e bronzta në 74 kg në Lojërat Mesdhetare 2022 të mbajtura në Oran, Algjeri.

Dudaev fitoi medaljen e artë në 65 kg për meshkuj në Kampionatin Evropian të Mundjes 2024 të mbajtur në Bukuresht, Rumani.

Ai konkurroi në Turneun Olimpik të Kualifikimit të Mundjes Evropiane 2024 në Baku, Azerbajxhan duke shpresuar të kualifikohej për Lojërat Olimpike Verore 2024 në Paris, Francë.

Dudaev u eliminua në ndeshjen e tij të tretë dhe ai nuk u kualifikua për Olimpiadën.

Një muaj më vonë, ai fitoi një vend kuotë për Shqipërinë për Olimpiadën në Turneun Botëror të Kualifikimit të Mundjes 2024 të mbajtur në Stamboll, Turqi.

Dudaev ka fituar dhe ditën e sotme si përfaqësues i Shqipërisë dhe medaljen e bronztë, e dyta për Shqipërinë brenda 24 orëve.

Ndërkohë krejt e kundërta kishte ndodhur me mundësin që i dha medaljen e pare Shqipërisë, Çermen Valiev.

Vetëm 25 vjeç, në turneun Botëror të Stambollit me 3 fitore dhe një humbje ai arriti të sigurojë normën për të qenë në Olimpiadë dhe për të garua për Shqipërinë. Ndërkohë, në këtë periudhë kaotike të Europës dhe Botës, me luftëra dhe vende të cilët kanë dhe shpikin armiq kudo, gjendet edhe emri i mundësit të ri të Shqipërisë, Çermen Vliev.

Ai ndodhet në listën e kundërshtarëve të Ukrainës, si ish-sportist i klubit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Vetë mundësi rus, në një intervistë të parë për mediat shqiptare tregoi  përfshirjen e tij në listën e armiqve të Ukrainës.

“Sa i përket përfshirjes time në listën e kundërshtarëve të Ukrainës unë mund të them se kam si detyrë vetëm të bëj sport dhe besoj se sporti është jashtë politikës” – kishte sqaruar më parë Çermen Valiev, mundës i kombëtares shqiptare.

Në të vërtetë për të, Federata Shqiptare e Mundjes ka paguar 10.000 euro, pasi ish-klubi i tij, ndryshe nga dy mundësit çeçenë, kërkoi të merrte diçka për të gjithë punën e bërë me këtë sportist dhe duke qenë të vetëdijshëm se po na “dhuronin” një mundës me të ardhme të madhe.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë