Ende pa u mbushur java pasi Joe Biden të jetë betuar si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi do të përforcojë masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së Covid.
Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan se duke filluar nga data 26 nëntor do të kërkojnë test negativ anti-Covid të 72 orëve të fundit për të gjithë pasagjerët që hyjnë në tokën amerikane nga ajri.
Urdhri përfshin të gjitha vendet e botës dhe do të zëvendësojë një kufizim që aktualisht u kërkohet vetëm personave që udhëtojnë për në SHBA nga Britania e Madhe.
Vendimi lë një mundësi hyrjeje në SHBA edhe për perconat pozitivë, të cilët duhet të tregojnë përmes dokumentacioneve se janë të autorizuar nga një institucion shëndetësor, publik ose privat për të udhëtuar për qëllime kurimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.