Politike

Kush është Nesti Angoni që kallëzoi Veliajn? Rama: Nuk komentoj. Nuk kam parë asnjë akuzë konkrete

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama nuk pranoi të komentojë me detaje hetimin që SPAK ka nisur ndaj Erion Veliajt, bazuar në një kallëzim të bërë nga një person me emrin Anesti Angoni.

Për këtë person, kryebashkiaku Veliaj tha se është një person anonim, ndërsa Rama preferoi të mos bënte asnjë koment, madje tha se asnjë përfaqësues i PS nuk ka të drejtë të komentojë.

Kreu i qeverise deklaroi se nuk ka parë asnjë akuzë konkrete për asnje person konkret.

Rama po ashtu u shpreh se çështjen po e ndjekin me shumë vëmendje, por ndryshe nga mediat – tha kryeministri- ‘ne po e ndjekim pa uri’.

“Do ketë diku në kodin tonë gjenetik një N që na ndjek që nga koha e Turqisë”, tha Rama.

“Mos më shtyni në ngasje, nuk komentoj të lutem. Ky rast është shumë specifik për shumë arsye, por unë nuk kam asnjë koment dhe deri tani nuk kam parë asnjë  akuzë konkrete për persona konkretë. Unë personalisht nuk dua të bëj asnjë koment, natyrisht asnjë përfaqësues i PS nuk është i lejuar të bëjë asnjë koment. Do shikojmë procesin që sic po e ndiqni ju, jo vetëm me vëmendje por dhe me uri të madhe, ne pa uri por me vëmendje po e ndjekim me shumë kujdes”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë